Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mile: Koreja e Veriut po avancon raketat balistike më shpejt se sa pritej

Shefi i Shtabit të ushtrisë amerikane, gjeneral Mark Mile tha sot se fakti që Koreja e Veriut ka testuar një raketë balistike më 4 korrik, tregon se kapacitetet e saj po avancojnë në mënyrë të konsiderueshme dhe më shpejt se sa pritej.

Në fjalimin e tij në Klubin Kombëtar të Shtypit në Washington, ai tha se ende ka kohë për një zgjidhje joushtarake, por paralajmëroi se "koha po kalon", pasi Koreja e Veriut është gjithnjë e më e rrezikshme, raporton Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo