Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Parlamenti malazias ua heq mandatin deputetëve prorusë

Parlamenti i Malit të Zi votoi për heqjen e imunitetit të katër deputetëve të opozitës, nën akuzë se kanë nxitur dhunë brenda ambjenteve të Kuvendit.

Episodi daton nga muaji shkurt, kur një masë e ngjashme u mor ndaj dy pro-rusëve Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq dhe grupe ligjvënësish rivalë pas kësaj u përleshën me njëri-tjetrin brenda ndërtesës së Parlamentit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mandiq dhe Knezheviq, nga partia opozitare Fronti Demokratik, u zhveshën nga imuniteti për shkak të dyshimeve për përfshirje në komplotin e vitit të kaluar për grusht shteti.

Dhuna e atëhershme i kushtoi tani mandatin katër deputetëve, përfshirë një femër, Marina Joçiq. Vendimi u mor në fundin e një seance mjaft të tensionuar që zgjati deri mesnatën e së mërkurës. Mocioni kundër tyre u kërkua nga Zyra e Prokurorit të Shtetit.

Vetëm disa muaj pas tentativës së dështuar për puç, pas së cilës mendohet gjerësisht se qëndronte Rusia, Mali i Zi u bë vend anëtar i NATO-s, një lëvizje kjo që e redukton akoma më shumë ndikimin e Moskës në Europën jug-lindore dhe i heq asaj aksesin në të ashtuquajturat “dete të ngrohta” në kontinentin e vjetër, të cilat mund të përdoreshin si baza për ndërhyrje ushtarake në Lindjen e Mesme.

Më dy gusht, në Podgoricë do të mbërrijë zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, çka e bën atë zyrtarin më të lartë të administratës Trump që viziton rajonin.