Një person humbi jetën dhe disa të tjera mbetën të plagosur pas një incidenti në një nga lojërat e panairit shtetëror të Ohajos.
Shefi i zjarrfikëseve lokalë në qytetin Kolumbus ku ndodhi aksidenti, tha se viktimat u nxorën me forcë jashtë nga loja, parimi i së cilës është rrotullimi i shpejtë rreth vetes. Mësohet se tre prej të plagosurve janë në gjendje kritike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë video që qarkullon online tregon momentin e aksidentit fatal, ku shfaqet një seri sediljesh që shkëputen nga loja, por vërtetësia e videos nuk është konfirmuar. Guvernatori i Ohajos, John Kasich konfirmoi humbjen e një jete dhe tha se kishte urdhëruar që të gjitha lojërat të mbyllen derisa të kryhen inspketimet e sigurisë, transmeton tch.
Loja në fjalë përbëhet nga një lavjerrës që lëviz majtas e djathtas, ndërsa njerëzit janë ulur në një platformë të rrumbullakët që rrotullohet rreth vetes në fund të lavjerrësit.
Ekipet e emergjencës që mbërritën të parat në vendngjarje treguan se viktimat u hodhën jashtë lojës me shpejtësi të madhe deri në lartësinë 8 apo 10 metra dhe më pas u përplasën në tokë, shumë larg lojës. Ekspertët thonë se ata janë përplasur me shpejtësi të ngjashme si në një aksident automobilistik.