Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina i heq shtetësinë ish presidentit gjeorgjian, Saakashvili

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko lëshoi një dekret për tërheqjen e shtetësisë së Ukrainës për ish-presidentin e Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili, njoftoi sot shërbimi i migrimit.

Poroshenko Saakashvili kishte marrë shtetësinë ukrainase dhe ishte caktuar në maj të vitit 2015 guvernator në Odessa, rajon në jug të Ukrainës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tbilisi ka kërkuar shumë herë nga Ukraina që ta ekstradojë ish-presidentin gjeorgjian Saakashvili.

Mikheil Saakashvili është larguar nga Gjeorgjia në nëntor të vitit 2013.