Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dhjetëra talibanë e policë të vrarë në Afganistan

Ministria e mbrojtjes e Afganistanit thotë se 26 ushtarë janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur, nga sulmi i talibanëve kundër një baze ushtarake në provincën jugore të Kandaharit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Dawlat Waziri, tha se janë vrarë ose plagosaur edhe 80 talibanë, gjatë këtij sulmi në bazën ushtarake në rajonin Khakrez, sot herët në mëngjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Burime qeveritare, që kanë folur në kushte anonimiteti, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, programi për Afganistamin, se së paku 30 vetë janë vrarë gjatë luftimeve të ashpra.

Nëpërmjet një kumtese, talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se i kanë vrarë 74 ushtarë dhe i kanë zënë 6 të tjerë.

Ministria e mbrojtjes e Afganistanit tha se në vendin e sulmit janë dërguar përforcime.

Ky sulm u bë në periudhën e intensifikimit të dhunës në Afganistan, ku sipas Kombeve të Bashkuara, gjatë këtij viti janë vrarë më se 1,700 ushtarë.