Në rajonin e Seydikemerit në Mugla të Turqisë, pjesëtarët e rojës bregdetare shpëtuan 113 refugjatë sirianë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet erdhën në ndihmë pas lajmërimit se në një jaht me motor po fundoset në ujë, ndërsa në të ndodheshin mbi 100 persona.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë jahtin e gjatë 20 metra gjendeshin 113 refugjatë sirianë, në mesin e të cilëve edhe 34 fëmijë.
Për shkak të stërngarkesës në jaht filloi të hyjë uji. Me intervenimin e shpejtë të Rojes bregdetare u shpëtuan të gjithë personat që ishin në jaht.
Në rrjedhë është kërkimi për kapitenin e jahtit i cili është në arrati pasi e vërejti se do të vjen deri tek fundosja.