Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia paralajmëron sanksione ndaj Polonisë për heqjen e monumenteve sovjetike

Dhoma e Epërme e Parlamentit të Rusisë ka kërkuar nga presidenti, Vladimir Putin, që ta fillojë përgatitjen e sanksioneve kundër Polonisë, për shkak të planeve për shkatërrimin e monumenteve sovjetike, kanë raportuar mbrëmë mediat shtetërore ruse, transmeton REL.

Por, Kremlini ka thënë se Putin ende nuk e ka ndërmarrë ndonjë masë kundër Polonisë, për shkak të legjislacionit të miratuar aktualisht në Varshavë, me të cilin qeveria autorizohet për shkatërrimin e më se 500 monumenteve sovjetike, që konsiderohen si relikte të regjimit autoritar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zyrtarët polakë kanë thënë se ish-Bashkimi Sovjetik ishte një shtet okupues gjatë katër dekadave pas Luftës së Dytë Botërore dhe derisa po shtohen ndjenjat nacionaliste, ata dëshirojnë t’i shkatërrojnë qindra monumente të ndërtuara gjatë asaj periudhe.