Në takimin e sotëm në Shën Petersburg, presidenti rus, Vladimir Putin dhe nënkryetari i Irakut Nuri al-Maliki, diskutuan blerjen e mundshme të tankeve ruse të luftës T-90, deklaroi një përfaqësues ushtarak rus, i cili mori pjesë në takimin, raporton Reuters.
Gazeta ruse “Izvestia” raporton se Iraku ka rënë dakord për të blerë një numër të madh të tankeve që janë përdorur në konfliktin në Siri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnalisti i ushtrisë ruse, Ruslan Pukhov, i ka thënë kësaj gazete se marrëveshja mund të mbulojë dorëzimin e disa qindra tankeve T-90, dhe se kontrata mund të tejkalojë shifrat prej 1 miliard dollarësh.
Kur u pyet nëse marrëveshja është diskutuar të martën, Dmitry Shugaev, shef i Shërbimit Federal rus për Bashkëpunim Ushtarako-Teknik, tha: “Është përmendur”.