Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjykata në SHBA ndalon dëbimin e irakianëve të krishterë

Një gjyqtar federal në Michigan të Shteteve të Bashkuara e ka ndalur për kohë të pacaktuar dëbimin e më se 1,400 shtetasve të Irakut, që ishin paraburgosur gjatë fushatës kundër imigrantëve në gjithë Shtetet e Bashkuara, gjatë muajit të kaluar.

Gjyqtari Mark Goldsmith dje e ka marrë këtë vendim preliminar pas kërkesës së Bashkësisë Amerikane të Lirive Civile, për këta irakianë, shumica prej të cilëve ishin të krishterë, shkruan rel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo bashkësi ka pretenduar se imigrantët do të ballafaqoheshin me persekutim në Irak për shkak se ata konsiderohen minoritete etnike dhe religjioze në këtë vend, që është i përfshirë nga konflikti.

Ky urdhër gjyqësor do të lejojë që irakianët të mbesin në Shtetet e Bashkuara deri në marrjen e një vendimi përfundimtar gjyqësor.

Afro 230 prej këtyre irakianëve po mbahen në paraburgim, ndërsa 1,200 të tjerë janë të lirë.