Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka thënë sot se ai do të përdorë veton për dy nga tri projektligjet rreth sistemit gjyqësor në vendin e tij.
“Kam vendosur t’i kthejë projektligjet mbrapa në parlament, që i bie se do ta përdorë veton për projektligjet rreth Gjykatës Supreme dhe Këshillit Kombëtar të Gjyqësisë”, ka thënë presidenti Duda.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi i bërë këto deklarata pasi në Poloni kanë vazhduar protestat edhe në ditën e tetë, rreth legjislacionit i cili në rast se do të miratohej do t'i jepte më shumë fuqi partisë në pushtet për ndryshime në sistemin gjyqësor.
Në Varshavë, protestuesit kanë marshuar para pallatit presidencial, duke valëvitur flamujt e Polonisë dhe ata të Bashkimit Evropian, së bashku me thirrjet, “Duam veto”, “Gjyqësor i lirë”, “Liri, barazi dhe demokraci” dhe “Poloni të lirë”.
Protestuesit ishin të zemëruar pasi parlamenti kishte miratuar tri projektligje, me anë të të cilave Partia “Ligji dhe Drejtësia” do të mund të kontrollonte sistemin gjyqësor.
Sipas këtyre projektligjeve, do të duhej të largoheshin menjëherë të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Supreme, përveç atyre që do t'i zgjedhte presidenti.
Sipas këtij legjislacioni, ministri i Drejtësisë, do të mund të bënte ndërrimin e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme.
Liderët evropianë kanë kritikuar projektligjet, pasi sipas tyre, ato cenojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe shkelin ligjin.
Marshe kundër këtij legjislacioni janë mbajtur edhe në Krakov, Wroclaw dhe qytete tjera në Poloni.