Punëtorët e gazetës opozitare turke, Cumhuriyet, përkatësisht 17 prej tyre, do të dalin sot në gjyq, pas disa muajve që kanë kaluar në paraburgim.
Shumica e të dyshuarve ishin ndaluar në tetor të vitit 2016, periudhë në të cilën Turqia ishte në gjendje të jashtëzakonshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjendja e jashtëzakonshme në Turqi është shpallur pas tentimeve të dështuara për grushtshtet në korrikun e vitit të kaluar.
Autoritetet e fajësojnë klerikun Fethullah Gulen për këtë çështje.
Gjykimi i gazetarëve dhe menaxherëve të gazetës Cumhuriyet, kanë rritur shqetësimet për lirinë e shtypit nën regjimin e presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Të pandehurit mund të dënohen deri me 43 vite burgim.
Punëtorët e gazetës Cumhuriyet akuzohen për publikim të sekreteve shtetërore dhe bashkëpunim me Gulenin.
Përmes një deklarate të përbashkët, grupet që mbrojnë lirinë e shtypit kanë thënë se “rasti i punëtorëve të gazetës Cumhuriyet ka për qëllim heshtjen e një prej zërave të paktë opozitarë në vend”.
Sipas grupit për mbrojtjen e lirisë së shtypit, P24, aktualisht në Turqi janë 166 gazetarë të burgosur, shumica e të cilëve të arrestuar në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme në këtë vend.
Mirëpo Erdogan ka insistuar këtë muaj se janë vetëm “ dy gazetarë të vërtetë” mbrapa grilave në Turqi.