Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Alarmon DASH, Bosnja burim potencial i ekstremizmit të dhunshëm

Bosnjë-Hercegovina është e pushtuar nga “ideologjia e dhunshme islamike dhe grupet ekstreme rajonale, duke përbërë një burim potencial të ekstremizmit të dhunshëm”, thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër terrorizmit më 2016.

“Forcat e sigurisë po e përcjellin me vëmendje të madhe lëvizjen e luftëtarëve të dyshuar të huaj, mirëpo koordinimi i agjencive të sigurisë nuk është në nivel të kënaqshëm”, thuhet në raport, përcjell sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pjesa e raportit amerikan për Bosnjë-Hercegovinën është pjesë e dokumentit gjithëpërfshirës, në të cilin bëhet e ditur se numri i sulmeve terroriste në botën mbarë dhe shifrat e të vrarëve në sulmet e tilla ka shënuar rënie të lehtë vitin e shkuar, për të dytin vit radhazi, nxitur nga rënia e shkallës së sulmeve në Afganistan, Siri, Nigeri dhe Pakistan.

Pjesa më e madhe e problemeve në koordinimin e punës së agjencive të ndryshme të sigurisë, bëjnë të ditur ata, burojnë nga rivalitetet institucionale, ndërsa është e dukshme edhe mungesa e kapaciteteve për hetime dhe procesim të aktakuzave ndaj luftëtarëve që kthehen në Bosnjë. (Më shumë detaje lexoni sot në Koha Ditore)