Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish ylli i futbollit amerikan O.J Simpson fiton lirinë me kusht

Pas nëntë vitesh burg, ish ylli i futbollit amerikan O.J Simpson aktualisht 70 vjeç, ka fituar lirinë me kusht. Ai ishte dënuar me 33 vjet burg pasi u shpall fajtor për akuza të ndryshme.

O. J. Simpson ka fituar lirinë me kusht pas 9 vitesh burg. Ish lojtari i futbollit amerikan dhe yll televiziv, i cili sapo ka mbushur 70 vjeç, mund të kthehet në liri të plotë në muajin tetor të këtij viti. Ai u dënua me 33 vjet burg në vitin 2008 për grabitje me armë, rrëmbim personi dhe krime të tjera. Në vitin 1995 akuza kundër tij për vrasjen e ish bashkëshortes Nikol Braun dhe shokut të tij Ron Goldmen, u rrëzua pas një procesi shumë të gjatë gjyqësor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Nuk i kam drejtuar asnjëherë pistoletën dikujt, kam qenë gjithnjë një djalë i mirë por mund të kisha qenë një i krishterë më i mirë. Kam qenë në burg ku jam sjellë mirë dhe me respekt. Tashmë dëshiroj të kthehem tek fëmijët e mi." Kështu ka deklaruar Simpson gjatë seancës së fundit gjyqësore. Mediat amerikane shkruajnë se ai do të shkojë të jetojë në Florida, por nuk mund të ketë asnjëherë armë dhe nuk duhet të përdorë drogë.