Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ministri gjerman krahason Turqinë me ish-Gjermaninë Lindore komuniste

Berlin, 21 korrik – Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble e krahasoi dje Turqinë me ish-Gjermaninë Lindore komuniste, një ditë pasi qeveria e tij kërcënoi se do të vendoste sanksione kundër Ankarasë lidhur me arrestimin e aktivistëve të të drejtave të njeriut.

“Turqia po i kryen arrestimet në mënyrë arbitrare duke mos respektuar standardet”, tha Wolfgang Schaeuble për gazetën gjermane” Bild”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mënyra sesi po vepron Turqia, më kujton atë që dikur ndodhte në ish-RDGJ”, tha ai duke iu referuar ish-Republikës Demokratike Gjermane.

Më 5 korrik, autoritetet turke arrestuan gjashtë aktivistë të të drejtave të njeriut , përfshirë Idil Eser, drejtoreshën e “Amnesty International” në Turqi , Ali Gharavi në Suedi dhe Peter Steudtner në Gjermani, gjatë një konference mbi sigurinë dixhitale, zhvilluar në Stamboll.

“Amnesty International” ka pohuar se ata janë akuzuar për mbështetjen e një organizate terroriste të armatosur pa qenë anëtarë.

Berlini paralajmëroi dje se çdo gjerman që udhëtonte në Turqi rrezikonte të arrestohej në mënyrë arbitrare, ndërsa kërkoi rishikimin e këshillave të tij për të mbrojtur më mirë qytetarët.