Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Sergei Kislyak, ishte takuar me një numër të ndihmësve të presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë fushatës zgjedhore vitin e kaluar.
Pos me prokurorin e përgjithshëm, Jeff Sesssions, me ambasadorin Kislyak ishte takuar edhe dhëndëri i Trumpit, Jared Kushner, ka thënë mbrëmë Shtëpia e Bardhë dhe kanë raportuar mediat amerikane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKontaktet e fushatës Trump me Rusinë janë nën hetime nga agjencia FBI dhe komitetet e ndryshme të Kongresit të Shteteve të Bashkuara.
Jared Kushner ishte takuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar me zotin Kislyak, në ndërtesën Trump Tower në Nju Jork, që ishte seli e fushatës së zotit Trump, në “një takim të shkurtër të mirësjelljes”, siç ka vlerësuar Shtëpia e Bardhë, ku ishte i pranishëm edhe Michael Flynn, që më vonë ishte emëruar këshilltar për siguri kombëtare i Trumpit.
Muajin e kaluar, zoti Flynn u detyrua të paraqiste dorëheqje pasi e kishte keqinformuar zëvendëspresidentin, Mike Pence, lidhur me bisedat e tij me telefon me ambasadorin Kislyak.