Kuvajti ka thënë se i ka bërë thirrje Iranit, që të reduktojë numrin e diplomatëve në këtë vend, si dhe të mbyllë disa prej zyrave të tij, përfshirë një mision kulturor.
Një burim i paidentifikuar i qeverisë, i ka thënë AFP-së, se rreth 15 diplomatë iranianë janë dëbuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy veprim vjen pas një vendimi të gjykatës, vitin e kaluar, në lidhje me një rrjet terrorist, për të cilin autoritetet dyshojnë se ka pasur kontakte me Iranin dhe me grupin militant shiit të Libanit, Hezbollah.
Autoritetet iraniane nuk kanë reaguar ende.
Vendimi i Kuvajtit për të dëbuar diplomatët iranianë vjen në kohën e rritjes së tensioneve në këtë rajon.