Berlin, 20 korrik – Gjermania shtoi sot paralajmërimet për udhëtimet e shtetasve të saj në Turqi, pas arrestimit të një militanti gjerman për të drejtat e njeriut në këtë vend, njoftoi kreu i diplomacisë gjermane.
Sigmar Gabriel njoftoi gjithashtu në një konferencë shtypi një riorientim të përgjithshëm të politikës gjermane ndaj Turqisë duke përfshirë një rishqyrtim të ndihmave për investimet në vend dhe një diskutim për të ardhmen e mbështetjeve financiare, prej të cilave Ankaraja përfiton nga ana e Bashkimit Evropian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistria gjermane e Punëve të Jashtme thërriti dje ambasadorin e Turqisë në Berlin pas arrestimit një ditë më parë nga ana e Ankarasë të një aktivisti gjerman për të drejtat e njeriut.