Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Fox: Britania mund të “mbijetojë” edhe pa BE-në

Marrëveshja e tregtisë në mes të Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian duhet të jetë “ një nga marrëveshjet më të lehta në histori” për t’u arritur, ka thënë ministri i Tregtisë në Britani, Liam Fox.

Fox ka thënë se Britania dhe BE-ja kanë rregullore të ngjashme për këtë çështje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Arsyeja e vetme pse ne nuk kemi ardhur tek një marrëveshje e hapur dhe e lirë, ka qenë sepse politika është përfshirë në rrugën e ekonomisë”, ka thënë Fox për BBC.

Negociatorët e Britanisë së Madhe dhe BE-së, pritet që sot të flasin se si ka shkuar raundi i parë i takimeve.

Fox ka thënë se Britania mund “ të mbijetojë”, pas Brexitit edhe pa një marrëveshje të tregtisë së lirë me BE-në.

Komentet e tij janë në kundërshtim të plotë me ato të ministrit britanik të Financave, Philip Hammond, i cili ka thënë se një situatë pa marrëveshje pas Brexitit do të sillte një “rezultat shumë, shumë të keq”.