Gjykata Supreme në SHBA, i ka vënë një pengesë urdhrit të përkohshëm të Trumpit për ndalim-udhëtimin, nga i cili preken personat e gjashte vendeve me shumicë myslimane.
Sipas kësaj gjykate, ky urdhër nuk mund të ndalojë hyrjen e personave nga Irani, Sudani, Libia, Somalia, Siria dhe Jemeni, që kanë familjarë në SHBA, duke përfshirë gjyshërit dhe kushërinjtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMirëpo gjykata i ka dhënë më shumë liri qeverisë për të forcuar masat për pjesën tjetër të vendimit, në të cilin përfshihen refugjatët dhe personat tjerë nga këto vende.
Vendimi i Gjykatës Supreme tani duhet të zbatohet ashtu që, personat nga Irani, Sudani, Libia, Somalia, Siria dhe Jemeni, që kanë gjyshër, nipa, mbesa, kushërinj, dhe anëtarë tjerë të familjes, nuk preken nga urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të hyrjes në SHBA.
Urdhri vlen për më shumë se 24,000 refugjatë, të cilët kanë qenë të anëtarësuar në ndonjë organizatë bamirëse në SHBA, dhe tani nuk u lejohet hyrja në këtë vend.