Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 5.000 grupe nën hetime për krim të organizuar në BE

Më shumë se 5 mijë grupe për krim të organizuar në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian ndodhen nën hetime, thuhet në raportin e Europolit.

"EU Observer" shkruan se raporti tregon fakte të mjaftueshme se krimi i organizuar është gjithnjë e më i aftë për t’u zgjeruar në gjithë Evropën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hetimet, siç thuhet, deri më tash kanë theksuar rëndësinë e mafive, të cilat flasin gjuhën ruse dhe turke, rrezikun nga grupe tjera më pak të njohura në nivel ndërkombëtar dhe aktivitetet e bandave vietnameze kryesisht në lindje të Europës.