Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bllokohet Brukseli, gjendet një makinë e dyshimtë me bombola gazi

Policia belge ka bllokuar sot një pjesë e Brukselit dhe ka evakuuar shumë qytetarë, pasi ka gjetur një makinë të dyshimtë me bombola gazi, njoftoi Reuters duke cituar zëdhënësen e policisë lokale.

Vetura është kontrolluar nga ekspertë policorë për largimin e mjeteve shpërthyese.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia ka njoftuar se ka ndaluar shoferin e veturës dhe nuk ka ndërmarrë hetime për terrorizëm.

Belgjika ka qenë një nga caqet më të madha të sulmeve terroriste në Evropë, ndërsa një vit më parë, janë kryer sulmet terroristë në aeroport dhe metro, duke marrë jetën e shumë njerëzve.