Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gulen: Nuk besoj në ekstradimin tim në Turqi

Kleriku turk, Fethullah Gulen, i cili jeton në SHBA dhe të cilin Ankaraja e cilëson si përgjegjës të grusht-shtetit të dështuar më 15 korrik 2016, deklaroi sot se nuk besonte në ekstradimin e tij drejt Turqisë.

“Nuk e marr seriozisht këtë kërcënim, sepse kushdo qoftë mendimi personal i presidentit amerikan, Donald Trump, mendoj se ai nuk do të rrezikonte të dëmtonte reputacionin e SHBA-ve në botë dhe të përmbushte kërkesat e presidentit turk. Pra nuk shqetësohem për këtë mundësi”, deklaroi Gulen në një intervistë për stacionin televiziv “France 24”..

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ankaraja, që shënoi më 15 korrik njëvjetorin e përpjekjes për grusht-shtet, kërkon ekstradimin e predikuesit turk, Gulen i akuzuar se qëndron pas grusht-shtetit.

Që prej grusht-shtetit, 50.000 persona janë arrestuar dhe më shumë se 100,000 janë larguar nga puna.

“Erdogan po provon të përdorë grusht-shtetin e dështuar për të persekutuar më shumë lëvizjen time”, shtoi Gulen, i cili kërkoi krijimin e një komisioni ndërkombëtar hetimi, që përfshin në mënyrë të veçantë anëtarët e NATO-s, të Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe të Parlamentit Evropian.

“Duhet të lejohet kryerja e një hetimi, nëse gjendet qoftë edhe një lidhje mes meje dhe përpjekjes për grusht-shtetit, do ta blej vetë biletën për t’u larguar nga ky vend”, nënvizoi Gulen