Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Turqia nxjerr kurrikulë të re shkollore - pa Darwinin

Turqia ka shpallur të martën programin e ri shkollor, që përjashton teorinë e evolucionit të Caharles Drwinit.

Ky veprim ka rritur frikën e opozitës se presidenti Recep Tayyip Erdogan po shkatërron themelet laike të Turqisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Unioni i mësimdhënësve tha se programi i ri shkollor "është një hap i madh në drejtim të gabuar".

“Politikat e reja që ndalojnë të mësuarit e evolucionit dhe kërkojnë nga të gjitha shkollat të kenë dhomë për lutje, shkatërrojnë parimet e sekularizmit dhe parimet shkencore të arsimit”, tha Mehmet Balik, kryetar i Unionit të Punëtorëve të Arsimit dhe Shkencës.

Ministri i Arsimit, Ismet Yilmaz, tha se teoria e Darwinit nuk duhet të përmendet deri në universitet. “Ajo është mbi nivelin e nxënësve”, tha Yilmaz.

Teoria e evolucionit refuzohet edhe nga besimtarët myslimanë, edhe ata të krishterë, të cilët besojnë se Zoti e ka krijuar botën ashtu siç thuhet në Kuran dhe Bibël – duke e bërë universin dhe të gjitha gjallesat brenda gjashtë ditësh.