Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Maduro e quan brutal paralajmërimin e Trumpit për sanksione ekonomike

Qeveria e Venezuelës ka reaguar ndaj kërcënimeve, siç ka thënë “brutale dhe imperialiste” të paraqitura nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që nëse qeveria e presidentit Nicolas Maduro imponon referendumin e Asamblesë Kushtetuese më 30 korrik, do të përballet me sanksione ekonomike.

Kreu i Ministrisë se Jashtme të Venezuelës, Samuel Moncada tha se votimi i Asamblesë Kushtetuese do të mbahet më 30 korrik, pavarësisht deklaratave të Shteteve të Bashkuara, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu të hënën edhe Presidenti Nicolas Maduro ka paralajmëruar mbajtjen e votimit më 30 korrik, për të formuar Asamblenë kushtetuese civile, e cila do të ndryshojë kushtetutën ekzistuese, me të cilin veprim pretendon mënjanimin e Kuvendit të Venezuelës.

Edhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini i bëri thirrje Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, të pezullojë planet për formimin e Kuvendit që ndryshon kushtetutën.

Mogherini ka paralajmëruar se ndryshimi i Kushtetutës rrezikon konflikte të mëtejshme me kundërshtarët e tij politikë.

Kundër ndryshimeve kushtetuese opozita e vendit ka organizuar protesta të shumta, në të cilat janë vrarë dhjetëra civilë.