Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjenerali i ushtrisë amerikane: Hakerët u përpoqën të hyjnë në llogarinë time bankare

Paul Selva, udhëheqësi i lartë i ushtrisë amerikane, ka thënë se llogaria e tij bankare ishte shënjestër e një masiv shkelje të të dhënave të qeverisë që kanë të bëjnë me sulm kibertenik.

Gjenerali i Air Force ka dëshmuar para një paneli të Senatit, duke marrë parasysh edhe propozimin e tij për një mandat të dytë si zëvendës kryetar i shefave të përbashkët të Shtabit, se menjëherë pasi hakerat kanë vjedhur të dhënat në më shumë se 21.5 milionë njerëz nga Zyra e menaxhimit të Personelit në vitin 2015, një palë e tretë u përpoq të hyjë në llogarinë e tij bankare të investimeve, shkruan AP, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Selva ka deklaruar se iu deshën orë të tëra të zgjedh këtë çështje dhe se gjatë asaj kohe nuk ishte fare i fokusuar në mbrojtje të vendit.

Kjo gjë, ai thotë se ka ndodhur edhe me udhëheqës tjerë të lartë ushtarak.