Austria ka kërcënuar se do të mbyllë kufirin në Brener, nëse Italia i shkon deri në fund idesë për t’u dhënë viza të përkohshme emigrantëve në vend, në mënyrë që këta të fundit të kenë mundësi të lëvizin në vendet e tjera të Bashkimit Europian.
Reagim i ashpër ndaj hipotezës se Italia mund të japë viza për emigrantët në vend, transmeton njoftimet abcnews. Brukseli kërkon në mënyrë të qartë që autoritetet italiane të mos japë asnjë dokument udhëtimi për azilkërkuesit në mënyrë që të evitohen lëvizjet sekondare të emigrimit mes vendeve të Bashkimit Europian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga ana saj Vjena përmend sërish mbylljen e kufirit në Brener. Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, dhe ai i Brendshëm, Vofgang Sobotka, kërcënuan me rivendosje të menjëhershme të kontrolleve në kufirin mes Italisë dhe Austrisë, nëse Roma pajis me leje kalimi emigrantët në vend.
Ministri i jashtëm Kurz theksoi se pajisja me viza do të ishte absurde, sepse nëse njerëzit do të mund të kalonin kufijtë, do të ishin më të shumtë të tjerët që do vendosnin të emigronin. Dhe një gjë e tillë nuk do lehtësonte situatën as në Itali e as në Greqi. Ministri i ri dhe lideri i Popullorëve theksoi se nëse një gjë e tillë ndodhte, atëherë kufiri në Brener do të mbyllej brenda 24 orësh, pasi nuk mund të lejohet lëvizja e refugjatëve në veri.
Nga ana e tij ministri i Brendshëm Sobotka pohoi se janë marrë të gjithë masat dhe asnjë situatë nuk do i gjejë të papërgatitur. Ndërsa Kurz në Bruksel deklaroi se shpëtimi në Mesdhe nuk nënkupton se refugjatët do të kenë një biletë për Europën qendrore. Italia ka nevojë për mbështetjen dhe solidaritetin tonë për të mbyllur itenerarin në Mesdhe, shtoi ai. Por Roma komentoi me ironi deklaratën e ministrit austriak, duke thënë se është e lodhshme të përgjigjesh për çdo xhiro valsi, pasi çështja e kufirit në Brener është diskutuar dhe zgjidhur.