Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjyshërit e familjarët tjerë lejohen të hyjnë në SHBA pavarësisht ndalesës së udhëtimit

Departamenti i Shtetit në SHBA, ka thënë se do t’u lejojë hyrjen gjyshërve, kushërinjve dhe kategorive të tjera familjare, nga gjashtë vende me shumicë myslimane, që kanë ndonjë anëtar të familjes në SHBA.

Ky vendim nga departamenti vjen si përgjigje ndaj një gjykate në SHBA, e cila mori vendim javën e kaluar kundër këtyre ndalimeve, për të cilat kishte njoftuar më parë Departamenti i Shtetit, transmeton REL.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas interpretimit të vendimit të ndalim-udhëtimit nga ky departament vizitorët nga Irani, Siria, Jemeni, Libia, Somalia, dhe Sudani, mund të hynin në SHBA vetëm në rast se kishin ndonjë familjar apo marrëdhënie të mira në këtë vend.

Mirëpo departamenti pati deklaruar se kategori familjare konsiderohen vetëm bashkëshortët, të fejuarit, fëmijët, dhe motrat e vëllezërit.

Por shteti i Havajit i ka sfiduar me sukses këto ndalime, duke mos u pajtuar me interpretimin që i ka bërë Departamenti i Shtetit, vendimit të Gjykatës Supreme.

Gjyqtari Derrick Watson në Honolulu ka thënë se vendimi duhet të fuqizohet menjëherë.

Administrata e presidentit Trump i ka kërkuar Gjykatës Supreme, të bllokojë një vendim të tillë.