VMRO-DPMNE akuzon Prokurorinë Speciale për ankesat në Gjykatën e Apelit.
Sipas tyre, kjo prokurori vepron me motive politike kurse pretendojnë se krerët e partisë nuk e kanë në plan të arratisën dhe duhet t’u kthehet pasaporta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kërkesa për paraburgim për udhëheqësin e VMRO-DPMNE e dërguar për apel, është fyerje dhe presion ndaj gjykatës që të mos i përmbysë vendimet e padrejta për marrjen e pasaportës të të akuzuarve. Udhëheqësja e VMRO-DPMNE nuk kanë ndërmend të arratisen, për shkak se nuk kanë kryer asnjë krim dhe gjithmonë kanë punuar sipas kushtetutës dhe ligjit”, thuhet në përgjigjen e Orce Gjerogjievski nga VMRO-DPMNE, raporton Alsat.
“Udhëheqësit e partisë janë njerëz me dinjitet dhe integritet, të cilët shijojnë reputacion të madh si në Maqedoni, ashtu edhe jashtë, të njëjtët për shkak funksionit të tyre në parti shpesh herë janë në udhëtime, nga fillimi i procedurave kundër tyre deri më tani ato kanë qenë disa herë jashtë vendit dhe nëse po donin që të arratiseshin do e kishin bërë shumë herë deri tani”, ka thënë tutje Gjerogjievski.