Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrestohet vëllai i presidentit iranian

Hossein Fereidoun, vëllai i vogël i presidentit të Iranit, Hassan Rohani, është arrestuar mbi akuzat për krime financiare, ka njoftuar gjykata iraniane.

“Janë kryer hetime të shumta rreth këtij personi dhe personave të tjerë, disa prej të cilëve tani janë në burg”, ka thënë zëdhënësi i gjykatës, Gholamhossein Mohseni Ejei, në një konferencë për media.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fereidoun është ndihmës i lartë i presidentit Rohani, i cili ndërroi mbiemrin vite më parë.

Ai është akuzuar një kohë të gjatë për krime financiare dhe korrupsion.

Në janar, një grup i parlamentarëve iranianë, patën bërë thirrje për nisje të një procesi gjyqësor për krime ekonomike ndaj tij.

Kjo thirrje ishte përshkruar si e motivuar politikisht.