Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shpëtimi dramatik i vogëlushes irakiane

Rrezet përcëlluese të diellit ishin bërë të papërballueshme në një të premte në mëngjes, jo shumë kohë më parë kur David Eubank, ish-pjesëtar i Forcës Speciale amerikane, që tani është aktivist humanitar vërejti disa trupa të pajetë.

Trupat kishin qenë të shpërndarë në një rrugë, afër fabrikës së shkatërruar të “Pepsit” në Mosul.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ishte një grua e shpërfytyruar nga fisheku. E vrarë”, tregon Eubank, shkruan “LA Times”, transmeton “Koha Ditore”. “Një foshnjë. E vrarë. Afër tyre dy të moshuar. Të vrarë. E pastaj sheh edhe disa fëmijë. Të vrarë, të vrarë, të vrarë”.

Të gjithë, siç thotë ai, ishin viktima të snajperëve të “Shtetit Islamik”, të vrarë derisa po mundoheshin të iknin nga lagjja e tyre, arenë luftimesh midis xhihadistëve dhe forcave irakiane.

Pastaj, në largësi, Eubank vërejti lëvizje tek një grumbull kufomash, para një muri të bërë shoshë nga plumbat: një fëmijë që sapo kishte nisur të ecë dhe që po merrte në thua në kufoma, një vajzë rreth pesëvjeçare që mundohej të shikonte përtej ferexhesë së nënës së saj të vdekur; një i lënduar që po ngrinte duart për ndihmë.

Zjarri nga snajperët ishte duke vazhduar dhe të mbijetuarit ishin disa dhjetëra metra larg. Eubank dhe disa trupa irakiane menjëherë bënë gati planin. Eubank do të mundohej ta shpëtonte vogëlushen... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.