Është raportuar se tre persona janë lënduar pasi persona të armatosur kanë shtënë me armë zjarri afër një vendi të shenjtë të hebrenjve në Jerusalem.
Autoritetet kanë thënë se policia i ka vrarë tre personat e armatosur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy personat që janë lënduar janë në gjendje të rëndë.
Sulmi ka ndodhur afër zonës që njihet si “Porta e Luanit” në Jerusalem.
Pas incidentit, të gjitha hyrjet për në pjesën e Qytetit të Vjetër janë mbyllur, dhe janë anuluar lutjet e së premtes në xhaminë, Al-Aqsa.
Nga shtatori i vitit 2015, sulmuesit palestinezë kanë vrarë 43 izraelitë.
Gjatë periudhës së njëjtë, forcat e sigurisë së Izraelit kanë vrarë më shumë se 250 palestinezë, shumica e të cilëve është thënë të kenë qenë sulmues ose do të bëheshin të tillë.