Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkon në 22 numri i të vdekurve nga sulmet në Kabul

Kabul, 2 mars - Është rritur në 22 numri i personave që kanë humbur jetën gjatë dy sulmeve të njëpasnjëshme ditën e djeshme me bombë në kryeqytetin Kabul të Afganistanit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të Afganistanit, Ismail Kavusi, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se 22 persona e kanë humbur jetën në sulmet e kryera ditën e djeshme të cilat kishin në objektiv qendrën e inteligjencës dhe të policisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndër të tjera Kavusi ka shtuar se si pasojë e sulmeve janë plagosur edhe 120 persona të tjerë të cilët janë dërguar për mjekim në spitalet e Kabulit.

Sulmi i parë në kryeqytet me një autobombë i ndodhur rreth orës 12.30 sipas kohës lokale kishte në objektiv qendrën policore nr. 6 në Kabul. Pas shpërthimit janë dëgjuar edhe të shtëna armësh ku dhe konflikti i armatosur që zgjati për disa orë ka përfunduar me neutralizimin e sulmuesit tjetër.

Ndërsa sulmi i dytë me bombë u krye ndaj ndërtesës së shërbimeve inteligjente në rajonin Arzan Kimat ku u bë e ditur se njëri nga terroristët që hynë në ndërtesë ka shpërthyer bombën ndërsa tjetri është vrarë gjatë konfliktit.

Për të dyja sulmet përgjegjësinë u morën talebanët. Po ashtu edhe zëdhënësi Zabihullah Muxhahit, tha se sulmet në Kabul janë kryer nga 7 militantë talebanë.

Muajin e kaluar në Kabul në objektivin e sulmeve me bombë ka qenë edhe Gjykata Kushtetuese, ku si pasojë e sulmit të kryer gjatë orarit të daljes nga puna patën humbur jetën 20 persona.