Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Turqia kujton grusht-shtetin e një viti më parë

Qeveria turke ka përkujtuar sot përpjekjen e dështuar të grusht-shtetit vitin e kaluar nga një fraksion ushtarak.

Kryeministri Binali Yildirim vizitoi sot në Stamboll varret e personave që u vranë më 15 korrik, raporton DPA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Që nga mesi i korrikut të vitit të kaluar, Turqia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme duke i dhënë një pushtet të gjerë përmes referendumit që zgjeron autoritetin e presidentit, Recep Tayyip Erdogan.

Më shumë se 50000 persona janë arrestuar, të dyshuar si kundërshtarë politik dhe mbështetës të grusht-shtetit.

Qeveria ka fajësuar klerikun mysliman, Fethullah Gulen, një ish-aleat i Erdoganit, për organizimin e përpjekjes së grusht-shtetit, i cili i ka mohuar akuzat.

Presidenti Erdogan do të mbajë një fjalim më 16 korrik në Parlamentin turk.