Së paku 31 persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetë të tjerë kanë marrë lëndime trupore nga rrufetë që goditën Indinë në 24 orët e djeshme.
Përfaqësuesi i Mbrojtjes Civile në krahinën Bihar, Anirudh Kumar, deklaroi për AA se më së rëndë kanë pësuar qytetet Rohtas, Vaishali, Patna, Buxor dhe Saran.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQeveria e krahinës Bihar u premtoi familjeve të prekura nga goditja e rrufesë një ndihmë financiare prej 6.300 dollarë. Pjesa më e madhe e viktimave janë fermerë dhe bujq.