Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tregjet e aksioneve rriten pas fjalimit të Trumpit

Tregjet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë u rritën në nivele rekord, pas një fjalimi të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili dha shpresë për rritje më të fuqishme ekonomike në "ekonominë më të madhe të botës".

Indeksi Dow Jones kërceu për 1.5 për qind apo më shumë se 300 pikë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Indekse të tjera të mëdha në Nju Jork, Londër dhe Frankfurt po ashtu u rritën në nivele rekorde, ndërsa indeksi kryesor në Francë për 2.1 për qind.

Trump premtoi para Kongresit se do të shkurtojë taksat për bizneset dhe individët, ndërsa do të shpenzojë një trilion dollarë për të përmirësuar rrugët dhe urat e vendit.

Por, ekonomistët thonë se zotimet e tij për të rritur tarifat në importe dhe për të rinegociuar marrëveshjet tregtare po ashtu rrisin rrezikun e ngadalësimit të tregtisë globale dhe të rritjes ekonomike.