Forcat policore të Serbisë e kanë ndarë mbrëmë një shesh në qendër të Beogradit, për t’i parandaluar përleshjet ndërmjet dy gupeve që protestonin lidhur me masakrën e mijëra myslimanëve të Bosnjës në Srebrenicë, në vitin 1995.
Në njërën anë ishin përfaqësuesit e “Asociacionit për serbët e zhdukur”, të cilët ishin përpjekur ta paraqesin listën me emrat e serbëve, që ishin vrarë në hapësirën e Srebrenicës në Bosnjë-Hercegovinë, ndërmjet viteve 1992 – 1995, transmeton REL.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy grup refuzon të pranoj se forcat serbe kanë kryer gjenocid në Srebrenicë në vitin 1995. Për ta, krimi kundër myslimanëve të Bosnjës gjatë disa ditëve të verës së atij viti, i organizuar nga forcat ushtarake të Serbisë, është i njëjtë sikur edhe krimet e tjera në të cilat viktima ishin serbët dhe të tjerët gjatë luftës.
Në anën tjetër të sheshit ishin aktivistet e grupit “Gratë në të zeza”, njëra nga pak organizatat në Serbi, që insiston të pranohet gjenocidi në Srebrenicë.
Këto protesta u bënë para përkujtimit në Potoçari afër Srebrenicës, ku gjendet varret e mijëra të të vrarëve.