Kryeministri irakian ka shpallur fitoren ndaj Shtetit Islamik në Mosul të hënën, tre vjet pasi militantët pushtuan qytetin dhe e bënë fortesë të “kalifatit” për të cilin thanë se do pushtonte botën.
“Shpall nga këtu fundin dhe dështimin dhe kollapsimin e shtetit terrorist të gënjeshtrës dhe terrorizmit të cilin grupi terrorist Daesh e shpalli nga Mosuli”, ka thënë Haider al-Abadi në një deklaratë të shfaqur në televizionin shtetëror, duke përdorur akronimin arab për Shtetin Islamik, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoalicioni i përbërë nga 100 mijë ushtarë nga njësite të qeverisë irakiane, nga Peshmerga kurde dhe militantë shiitë nisën ofensivën për rikthimin e qytetit nga militantët në muajin tetor të vitit të kaluar, me përkrahje kyçe ajrore dhe tokësore nga koalicioni i drejtuar nga SHBA-ja, transmeton Koha.net.
Abadi, i veshur me një uniformë të zezë ushtarake dhe i rrethuar nga komandantë ushtarakë, falënderoi trupat dhe koalicionin. Por paralajmëroi se sfida të shumta e presin vendin.
“Kemi një mision tjetër para nesh, që është krijimi i stabilitetit, ndërtimi dhe pastrimi i celulave të Daeshit që kërkojnë inteligjencë dhe përpjekje të sigurisë, dhe unitet i cili na mundëson luftimin e Daeshit”, ka thënë ai para se të ngriste flamurin irakian.
Kombet e Bashkuara thonë se 920 mijë civilë janë larguar nga shtëpitë e tyre prej se ka filluar fushata ushtarake në tetor.
Afro 700 mijë njerëz ende janë të zhvendosur.