Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tillerson lavdëron popullin turk që u ngritën kundër grushtetit

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, u ka dhënë kurajë popullit turk, pasi u ngritën kundër komplotuesve të grushtetit, gjatë korrikut të vitit të kaluar, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.

“Jemi në Stamboll në një kohë të rëndësishme. Gati një vit më parë, populli turk, burra dhe gra të guximshëm, u ngritën kundër komplotuesve të grushtshtetit dhe mbrojtën demokracinë e tyre”, tha Tillerson.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në hapjen e një konference të naftës në Stamboll, Turqi, gjatë mbrëmjes së kaluar, ku ai mori një çmim për punën e tij në industri, Tillerson tha se SHBA e sheh Turqinë si partner në shtytje për siguri të madhe energjetike në rajon.

Puçi ka dështuar pasi mijëra njerëz kanë dalë në rrugë pas thirrjes së presidentit Recep Tayyip Erdogan për t’iu rezistuar komplotuesve.

Më shumë se 240 persona, shumë prej tyre civilë, vdiqën po atë natë.

Pas kësaj, më shumë se 100 mijë njerëz u shkarkuan nga puna e tyre në shërbimin civil, polici, ushtri dhe sektorë privat, ndërsa rreth 40 mijë njerëz u burgosën.

Derisa Tillerson ka folur, qindra mijëra njerëz kanë marrë pjesë në një protestë të opozitës në rrugët e Stambollit.