Kamioni me 71 arkivole në të cilët gjenden mbetjet mortore të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, që sot në mëngjes u nis nga Visoku, pas kalimit të kryeqytetit të Bosnjës e Hercegovinës dhe homazheve, arriti në Potoçar, ku më 11 korrik do të kryhet falja kolektive e namazit të xhenazes dhe varrimi.
Nëna, vëllezër, motra, baballarë, por edhe shumë familjarë dhe miq arritën para ish-Fabrikës së baterive në kompleksin e Qendrës Memoriale të Srebrenicës-Potoçar, ku do të shprehnin lamtumirën e fundit me anëtarët e vrarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta në heshtje, sikur edhe vitet e kaluara, formuan dy radhë që nga kamioni me mbetjet mortore e deri te hyrja e ish-fabrikës, ku në duar bartnin arkivolet. Arkivolet me mbetjet mortore të viktimave, që janë vrarë në korrik të vitit 1995, do të vendosen më 10 korrik në varrezën e Qendrës Memoriale të Srebrenicës – Potoçar.
Kamioni i mbuluar me flamurin e Bosnjë e Hercegovinës sot në mëngjes nga varreza e qytetit të Visokut u nis drejt Potoçarit, ku më 11 korrik do t’u falet namazi kolektiv i xhenazes në Qendrën Memoriale të Potoçarit në 22-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës. Në mesin e 71 viktimave që këtë vit do të varrosen në funeralin kolektiv gjenden edhe shtatë të mitur.