Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Stoltenberg dhe Tillerson bisedime me Poroshenkon për konfliktin në Ukrainë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson do të takohen sot me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko, si pjesë e përpjekjeve për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

”Tillerson do të rikonfirmojë vendosmërinë e Amerikës për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, ndërkohë që do të nxisë qeverinë e Kievit të vazhdojë në zbatimin e reformave që do të forcojnë situatën ekonomike, politike dhe ushtarake të Ukrainës”, thuhet në një deklaratë të DASH-it.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ukraina miratoi këtë javë legjislacionin për një pozicionim më të mirë për anëtarësimin në NATO, çka do të nxisë me siguri reagimin rus, transmeton kp.

Konflikti mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve prorusë ka shkaktuar deri tani vdekjen e 10 000 personave, sipas OKB-së.