Venecia po rrezikon të mbytet. Banorët lokalë thonë se qyteti është duke u fundosur, ama jo nga niveli i rritur i ujërave të Adriatikut, por nga vërshimi i turistëve.
Shekulli 20 i solli arkipelagut më të famshëm në botë një aeroport të ri, një port të ri anijesh dhe linja të reja hekurudhore që kalojnë përtej urës së vjetër që e lidh Venecian me pjesën qendrore të Italisë, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy qytet sot frekuentohet nga më shumë se 30 milionë turistë çdo vit, ndërkaq banorët lokalë thonë se shifra është dukshëm më e lartë se sa qyteti në fakt mund të përballojë.
Me t’u kthyer në vitin 2015, shefi i Fondit Ambiental të Italisë, Andrea Carandini, kishte paralajmëruar se Venecia po ndrydhet nga vala masive e turizmit.
“Venecia tani ka 50.000 banorë – as sa një e treta e numrit të tyre gjatë shekullit 18 – dhe përkundër kësaj pranon më shumë se 30 milionë turistë në vit”, thotë Carandini, duke shtuar se qyteti po punon pa ndalim për t’i bërë ballë dyndjes së popullatës së saj... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.