Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irakiania që u zgjua nga të vdekurit, pas varrosjes për së gjalli

Një nate të acartë dimri, një kamion i vogël ngjyrë kafeje me tre burra dhe një grua brenda e prishte heshtjen shurdhuese të zonave malore kurde të Irakut verior.

Më i moshuari prej burrave ia mbante të drejtuar gruas në kokë pistoletën, duke e urdhëruar të jetë e heshtur meqë po i afroheshin një pike të kontrollit, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Pas një orë vozitjeje, burrat mbërritën buzë një burimi në male, ku e rrahën gruan me shkopinj dhe e detyruan të ecë për kilometra të tëra para se të ndaleshin para një lisi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Të lutem vëlla, mos më vrit, në emër të Allahut”, thotë gruaja – e cila kërkoi të identifikohej vetëm si Lava – ta ketë lutur vëllanë e saj Jamal gjatë asaj nate të para dy vjetëve.

Por lutjet e saj u injoruan dhe u hodh përtokë, me këmbët dhe duart e lidhura, derisa dy vëllezërit e saj e hapnin një varr... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.