Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zv/presidenti amerikan në “sherr” me NASA-n, injoron tabelën “MOS PREK”

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, është përfshirë në një “debat” me NASA-n, pasi guxoi të sfidonte autoritetin e agjencisë hapësinore.

Numri dy i Shtëpisë së Bardhë ishte duke vizituar Qendrën Hapësinore “Kennedy” kur vendosi dorën e tij në një objekt ku me germa të mëdha shkruhej “MOS PREK”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më vonë Pence i kërkoi falje NASA-s në Twitter, ku mes të tjerash shkruante se kishte qenë senatori i Floridës, Marco Rubio që e kishte nxitur të kryente veprimin, shkruan Tch.

Nga ana e saj, NASA u përgjigj duke siguruar Pencen se pajisja nuk përbënte asnjë rrezik, por thjesht duhej pastruar pasi ashtu e kërkonin procedurat.

“Nëse pajisja nuk do të duhej të prekej fare, atëherë ajo do të ishte mbuluar nga një shtresë mbrojtëse”, sqaroi agjencia.

Gjithsesi, veprimi i Pences shkaktoi një stuhi mediatike pasi fotoja e tij që prekte objektin u publikua në mediat online dhe rrjetet sociale. Kjo, edhe për faktin se objekti konsiderohej një pajisje me rëndësi për fluturimin në hapësirë.