Liderët sot hyjnë në ditën e fundit të bisedimeve në takimin e G20-ës në Hamburg, ndërsa zyrtarët po përpiqen të kapërcejnë përçarjet me SHBA-në për çështjet si tregtia dhe ndryshimet klimatike.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila vazhdon edhe sot të pres liderët e këtij samiti në Hamburg, ka thënë se deri tani bisedimet kanë qenë “shumë të vështira”, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër të arritur një kompromis mbi formulimin e deklaratës përfundimtare të samitit, negociatorët kanë punuar gjatë gjithë natës, pas protestave të dhunshme që u shkaktuan rrugëve të Hamburgut, ku mbetën të lënduar shumë oficerë dhe shumë protestues.
Liderët e këtij samiti janë duke luftuar të gjejnë një gjuhë të përbashkët pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili muajin e kaluar mori vendim të tërhiqet nga marrëveshja për ndryshimet klimatike, Paris.
Gjatë ditës së djeshme presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimit Putin, u takuan për herë të parë.
Të dy liderët kanë deklaruar se duan të rregullojnë marrëdhëniet që u prishën nga krizat në Siri dhe Ukrainë dhe nga sulmet e supozuara të Rusisë në SHBA.
Megjithatë gjatë ditës së djeshme, as Trumpi dhe as Putini nuk dhanë hollësi të tjera rreth çështjeve që ishin diskutuar.