Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila këtë vit mban presidencën e radhës të G20-tës, i cilësoi të papranueshme manifestimet e dhunshme, që u zhvilluan kundër Samitit G20 që po mbahet Hamburg, në Gjermani.
“Manifestimet e dhunshme rrezikojnë jetën dhe për këtë arsye janë të papranueshme”, deklaroi ajo në një konferencë shtypi, raporton AFP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Policisë shumë automjete zyrtare u dogjën, rreth 160 policë u plagosën lehtë dhe të paktën 45 persona u arrestuan.
Para incidenteve të shumta, 20000 policët e vendosur tashmë në qytet kanë kërkuar forca shtesë.