Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tkurret Shteti Islamik në Mosul

Forcat qeveritare në Irak kanë depërtuar në zonën e militantëve të Shtetit Islamik në Mosul, duke ua zvogëluar territorin edhe më shumë.

Komandantët e ushtrisë kanë thënë se ekstremistët e Shtetit Islamik kanë përdorur bomba vetëvrasëse në tentimin e fundit për të ngadalësuar avancimin e forcave të mbështetura nga SHBA-ja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ata kanë pritur derisa forcat ushtarake të afrohen, dhe më pas kanë hedhur vetën në erë”. Ata nuk kanë mundur të bëjnë më shumë se kaq”, i ka thënë televizionit shtetëror, gjenerali i sektorit për luftimin e terrorizmit, Sami Aridhi.

Komandantët irakinë kanë thënë se militantët e Shtetit Islamik kanë përfshirë edhe gra dhe fëmijë në betejë, duke ngadalësuar veprimet e ushtarëve për të liruar qytetin.

“Në betejë janë duke luftuar edhe gra me fëmijët e tyre”, ka thënë Aridhi.

“Kjo po na bënë të hezitojmë në përdorimin e sulmeve ajrore”. Nëse nuk do të kishim këtë problem, ne do të përfundonim operacionin brenda disa orëve”, ka shtuar ai.

Shteti Islamik e ka mbajtur nën kontroll qytetin e Mosulit nga viti 2004, duke e deklaruar këtë hapësirë si qendrën e “kalifatit” të tyre.