Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i bëri thirrje Rusisë “të ndalojë aktivitetet destabilizuese në Ukrainë dhe gjetkë”, si dhe të ndërpresë mbështetjen për regjimet armiqësore – përfshirë Sirinë dhe Iranin.
Në një fjalim nga sheshi Krasinski i Varshavës, Trump tha se Rusia “duhet t’i bashkohet komunitetit të vendeve përgjegjëse” në luftën kundër armiqve të përbashkët dhe në mbrojtjen e qytetërimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrump u bëri thirrje aleatëve të NATO-s që t’i bashkohen SHBA-së në, siç tha, mbrojtjen e Perëndimit nga “terrorizmi radikal islamik”.
"Njëqind vjet pas hyrjes së forcave amerikane në Luftën e Parë Botërore, lidhja transatlantike midis SHBA-së dhe Evropës është më e fortë se kurrë. Ky kontinent nuk përballet më me spektrin e komunizmit, por duhet të them se ka kërcënime të mëdha për sigurinë tonë dhe për mënyrën tonë të jetesës”, tha Trump.
Presidenti amerikan po ashtu tha se të gjithë anëtarët e NATO-s duhet t’i kryejnë obligimet financiare ndaj aleancës, ndërsa lavdëroi Poloninë si njërin nga vendet e pakta që e bëjnë një gjë të tillë.
Kremlini reagoi menjëherë, duke thënë se nuk pajtohet me përshkrimin që i ka bërë Trumpi Rusisë dhe se i vjen keq që ka mungesë të mirëkuptimit midis Moskës dhe Uashingtonit.
Trump po ashtu u tha gazetarëve në Poloni se mendon se Rusia është përzier në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016, porse “edhe njerëz të tjerë, apo vende të tjera” mund të kenë ndërhyrë.
Të premten, Trump do të marrë pjesë në samitin e G20-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, që do të mbahet në Hamburg të Gjermanisë.
Në margjina të këtij samiti, Trump do të takojë edhe presidentin rus, Vladimir Putin.