Brenda dy vjetësh vendi më i madh ishullor në botë, Indonezia, do të ndryshojë kryeqytetin e saj.
Kryeqyteti aktual, Xhakarta, do të mbetet një qendër financiare dhe biznesi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk është ende e qartë se ku do të jetë kryeqyteti i ri i vendit.
Presidenti indonezian Joko 'Jokowi' Widodo mbajti një mbledhje në Pallatin Presidencial mbi detajet e ndryshimit të kryeqytetit.
Ministri i Zhvillimit dhe Planifikimit Kombëtar të Indonezisë, Bambang Brodjonegoro tha se në takim u vendos për t'i dhënë fund punës vlerësuese deri në fund të vitit.
"Në 2018 ose 2019 do të ketë aktivitete në lidhje me zhvendosjen e qeverisë qendrore (në kryeqytetin e ri)", sqaroi Bambang Brodjonegoro, duke shtuar se kanë nevojë për një kohë në total 3-4 vjet për të përfunduar punimet infrastrukturore dhe transferimin e ndërtesave qeveritare.
Ministri indonezian gjithashtu la të kuptohet se kryeqyteti i ri do të jetë jashtë ishullit Java, ku ndodhet Xhakarta.