Njëri nga iniciatorët për reforma në VMRO-DPMNE, Petar Bogojeski, dje në një emision në TV Tellma tha se tetë funksionarë të lartë, të cilët janë të afër me Nikolla Gruevskin, janë dëshmitarë të mbrojtur të PSP-së, njofton Portalb.mk.
“Do të zbuloj diçka ekskluzive, sipas njohurive tona brenda partisë, tetë funksionarë të kreut të VMRO-DPMNE-së, të afërt të liderit të partisë, janë dëshmitarë të mbrojtur të PSP-së”, tha Bogojeski.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi deklaroi se anëtarët e VMRO-DPMNE-së kanë duruar më shumë punë të këqija nga politika e partisë sesa anëtarët e LSDM-së.