Këshilli i Sigurimit i OKB-së, i ka thënë Katarit që të rregullojë marrëdhëniet me vendet e Gjirit Arab, ka deklaruar amabasadaori kinez në OKB, Liu Jieyi.
Kjo deklaratë ka dhënë shenja se OKB nuk do të përfshihet në këtë konflikt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri i Jashtëm i Katarit, sheiku Mohammad bin Abdulrahman Al-Thani është takuar javën e kaluar me Këshillin e Sigurimit për të diskutuar rreth ndërprerjes së marrëdhënieve me Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara dhe Egjiptin.
“Gjithçka që këto vende do të bëjnë për rregullimin e marrëdhënieve, do të ishte e mirëseardhur për Kinën”, ka thënë Liu.
Arabia Saudite dhe aletaët e saj, më 5 qershor i kanë shkëptur marrëdhëniet me Katarin.
Më vonë këto vende i kanë prezantuar Katarit një listë prej 13 kërkesash.
Në mesin e kërkesave, nga Katari kërkohet që t’i jap fund mbështetjes ndaj Vllazërise Myslimane, mbylljen e Al-Jazeera, uljen e nivelit të bashkëpunimit me Iranin dhe mbylljen e një baze ushtarake turke.
Mohammad ka thënë se kërkesat “janë krijuar për tu refuzuar” dhe avokatët e Katarit i kanë konsideruar ato si “ fyerje ndaj të drejtës ndërkombëtare”.